Basha për ditën e parë të shkollës: Vit shkollor sfidues për shkak të pandemisë

0
138

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar nxënësit dhe mësuesit në nisjen e viti shkollor 2021-2020.

Basha thotë se edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja.

Kreu i PD-së, ka përcjellë mesazh për ditën e parë të shkollës duke postuar një video.

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shprehet Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here