“Open Balkan”/ Von der Leyen: Çfarëdo lloj iniciative brenda procesit të Berlinit, mirëpritet prej nesh

0
205

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka vlerësuar nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një shtysë për të thelluar marrëdhëniet ekonomike.

  • Von Der Leyen, e pyetur nëse nisma “Ballkani i Hapur” pengon apo shtyn më tej integrimin e vendeve, është shprehur se vetë Bashkimi Evropian mbështet çfarëdo lloj nisme që krijohet në përputhje me kuadrin evropian.

“Unë mendoj se nëse shikojmë ecurinë ekonomike si edhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike si edhe ky treg i përbashkët rajonal, unë mendoj se Procesi i Berlinit është kuadri që po përdorim dhe po e shtyn procesin e integrimit përpara. Dhe kjo ka qenë përvoja jonë me tregun tonë të përbashkët në BE.  Çfardo lloj iniciative brenda procesit të Berlinit, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët po kontekstin. Të jetë një proces i hapur gjithëpërfshirës dhe që thellon marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet ekonomive. Dera është e hapur dhe po hapet gjithnjë e më shumë ju keni ecur goxha keni bërë shumë punë në të shkuarën dhe ka punuar fort për të gjitha ndryshimet dhe për këtë duhet të jeni krenar. Ne duam që ju të jemi krah nesh. Ne po punojmë fort që Shqipëria të anëtarësohet në BE në mënyrë që realiteti të bëhet vendi juaj në BE.” është shprehur Von der Leyen.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here