Agjencia për Media dhe Informim, ‘Reporterët pa Kufij’ i kërkojnë Ramës garanci për transparencë

0
236

Agjencia për Media dhe Informim, e cila do të jetë një risi e qeverisë “Rama 3”, është kthyer në një debat javët e fundit. Ekspertët e fushës, gazetarë dhe analistë e shohin krijimin e një agjencie të tillë si centralizimin të informacionit.

Në një postim në Twitter, ka reaguar edhe “Reporterët pa Kufij” teksa kërkojnë nga kryeministri Rama që agjencia të garantojë përmirësim dhe jo pengesë për qasjen e gazetarëve në informacion.

“Si kryeministër Edi Rama fillon një mandat të ri. “Reporterët pa Kufij” e nxisin atë të japë garanci që agjencia e re që centralizon komunikimin e të gjitha ministrive me median nën zyrën e Kryeministrit, do të përmirësojë dhe nuk do të pengojë qasjen e gazetarëve në informacion” shkruan “Reporterë pa Kufij” në Twitter.

Krijimi i Agjencisë për Median dhe Informim ishte një ndër vendimet e para të qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama theksoi se jo agjenci do të hetojë abuzimet mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Agjencia ka si qëllim të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore dhe organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet e qeveritare mbi çështjet me interes publik”, thuhet në VKM për agjencinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here