SHBA heq vizat për Kroacinë

Shtetet e Bashkuara kanë hequr vizat për Kroacinë, duke i lejuar qytetarët e saj të udhëtojnë në Amerikë për një qëndrim deri në 90 ditë, tha të martën Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas.

“Përcaktimi i sotëm i Kroacisë si pjesëmarrës i ri në Programin e Heqjes së Vizave është një njohje e rëndësishme e interesave të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë të vendeve tona”, tha Mayorkas në një deklaratë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment