Mbytet peshkarexha në Gjirin e Gramës në Dhërmi, shpëtohen tre peshkatarët

0
148

Tre peshkatarë kanë rrezikuar të mbyten në Dhërmi, teksa mjeti i tyre lundrues po fundosej në “Gjirin e Gramës”.

Menjëherë pas njoftimit, Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here