Krimi në Lezhë/ Lleshaj ‘kryqëzohet’ si ish- ministër: U largove për moral, nuk mund të flasësh

0
137

Sandër Lleshaj u përball me akuza të shumta për kohën kur drejtonte si Ministër i Brendshëm, ndërsa në studion e Open diskutohet mbi vrasjen e policit Saimir Hoxha një ditë më parë në Lezhë.

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuça po ashtu i ftuar, i kujton ish ministrit se nuk mund të flasë për rastë të tilla pasi është i larguar për moral.

Nuk mund të flasë dikush që është dorëhequr për çështje morali. Nuk ka përse të flasë dikush që është tërhequr. Autoriteti është nëpërkëmbur, na ka ikur autoriteti i shtetit, jemi akoma në vitin 1997”, tha Karamuça.

Nga ana tjetër, Lleshaj u përgjigj duke thënë se me dorëheqjen e tij vendosi një tjetër “standard morali”.

“Dorëheqja është shpjeguar sepse kam moral ndaj jam larguar, nuk pranoj që nëse nuk funksionon në strukturë kam dhënë dorëheqjen për vendosjen e standardit moral. Do ti mungojë ende sa për të ketë këtë lloj qasje”, tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here