Gjirokaster/ Dënohet për mashtrim biznesmeni në arrati i vajit të Palmës

0
133

Gjykata e Gjirokastrës, ka dënuar me 6 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, biznesmenin Kristaq Kotro.
Ky i fundit prej tre vitesh vijon të jetë në kërkim pasi është marrë një masë sigurisë “arrest në burg”, por ende dhe sot nuk është bërë e mundur arrestimi i tij nga policia.
Vendimi për dënimin e Kotros është dhënë ditën e sotme në gjykatën e Gjirokastrës, ku gjyqtari Arben Dosti, ka deklaruar fajtor dhe më pas dënuar me 6 vjet heqje lirie biznesmenin Kotro për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar në pretencën e tij dhe prokurori i çështjes Julian Çafka.
Çështja ka zgjatur për një periudhë kohe prej 5 vjet në fazën e hetimit dhe gjykimit.
Kristaq Kotro u dënua se ka mashtruar një qytetar duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 150 milion lekë të vjetra, të cilën synonte t’i investonte në fabrikën e përpunimit të vajit të Palmës në Gjirokastër.
Por për shkak se Kotro, nuk ka kthyer sasinë e eurove të marra, qytetari i është drejtuar me një kallëzim penal, policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës.
Emri i Kristaq Kotro lidhet me operacionin antidrogë të kryer nga policia Shqiptare dhe ajo Belge, ku janë sekuestruar disa fuçi me vaj palme, brenda të cilave ishte tretur një sasi prej 200 kg kokainë.
Kur kokaina mbërriti në Gjirokastër, prokuroria shqiptare e mbylli me vetëm një të arrestuar, i cili ishte Dhimitros alias Vullnet Harizaj.
Ky i fundit, për këtë rast të futjes së 200 kg kokainë në vajin e palmës, i cili ishte sjellë nga Kolumbia në Gjirokastër, u dënua 8 vite burg me akuzën “Trafik i Narkotikëve, mbetur në tentativë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here