Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri

0
180

Albi quhet fëmija i parë afgan që ka lindur sot në Shqipëri, nga prindërit të cilët janë strehuar në vendin tonë, pasi lanë vendin e tyre pas zhvillimeve në Afganistan.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili tha se fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi.

“Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, tha Rama.

Albi i vogël është sjellë në jetë nga një nënë 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here