Ekzekutohet me dy plumba shqiptari në Greqi

Një shqiptar është ekzekutuar me dy plumba mbrëmjen e sotme në mes të Athinës. Sipas informacioneve të para, sulmi ndodhi në një kafene në zonën e Agios Panteleimon, 104 Liosion, në Agios Pavlos.

Ai është qëlluar të paktën dy herë. Organet vitale janë dëmtuar, ndërsa ai po trajtohet në gjendje kritike në Evangelismos.

Mediat greke shkruajnë ai është me origjinë shqiptare, dhe forca të forta janë vendosur në të gjithë zonën e Patissia për të arrestuar autorin e ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment