Shkarkohet nga detyra Ardi Veliu

Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra si
Drejtor i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit. Ndaj Veliut kishte kritika për mënyrën e menaxhimit të Policisë së Shtetit.

Shkarkimi i Veliut, vjen pas një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ku më e rënda ishte vrasja e një efektivi policie në Lezhë.

Edhe një natë më parë, Shqipëria u trondit nga krimi, pasi dy persona u ekzekutuan në atentat.

Kujtojmë se në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Rama la 100 ditë afat për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta.

Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment