Gazetari e njofton ‘live’ se është kapur drogë shqiptare në Malin e Zi, Çuçi: Nuk jam në dijeni

Ndërsa komentonte largimin e Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është informuar nga gazetarët për kapjen e një trajleri cisternë në Malin e Zi me drogë që vinte nga Shqipëria.

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Opinion se në Malin e Zi është kapur një triler çistern e modifikuar brenda së cilës është gjetur 300 kg drogë.Ndërsa pyeti ministrin lidhur me këtë ngjarje, Çuçi tha se nuk është në dijeni të kësaj ngjarje, por theksoi se Policia ka marrë masat e nevojshme për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike.

A është në dijeni ministri që autoritetet malazeze sapo kanë kapur një triler çistern që po shkonte nga Shqipëria në drejtim të Bonjës me 300 kg kanabis?, u pyet Çuçi.

“Lajmin nuk e di se nuk flas me thashetheme. Unë kam përgjegjësi kur them diçka dhe dua ta verifikoj kur ta them. Është fakt që në Itali nuk është kap asnjë gomone me kanabis. Dhe kjo tani është korrja e dytë. Kjo tregon që jemi efikas në luftën ndaj trafikut të narkotikëve”, tha ministri.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment