Demokracia nuk zhvillohet me foltore ambulante sipas modelit të Enver Hoxhes

Nga Gezim Basha

Mbi “Foltoren” Ambulante

Demokracia nuk zhvillohet me foltore ambulante sipas modelit të Enver Hoxhes të vizitave nëpër rrethe me fjalime kunder “burokracise” dhe komplotisteve të çdo lloj “ngjire!”

Pas 30 vitesh tranzicioni, një pjesë e shoqërisë shqiptare i eshte rikthyer Lëvizjes së Veprimtarēve Vullnetarë për Mbrojtjen e Enver Hoxhës, me të vetmin ndryshim, Dytsi i Enverit, kjo kagemushë kineze, eshte ende gjallë dhe përrallis të ngeshmit mbi rrezikun Amerikan për Shqipërinë!

Tragjikomedi tipike Shqiptare!

E mbështesin ata që i ngriti lart me çikrikun e korrupsionit moral dhe material.

E kundërshtojnë ata që nuk i ngriti sa duhet në propocion me ligësinë dhe deformimin e tyre.

E mbështesin naivët e pashpresē, ata qē sistemi i ka nxjerë përanash.

Qēllimi i “doktorit’ të tyre nuk eshte shpëtimi i tyre, por shpëtimi i vet “doktorit.” Qëllimi i tij i vetëm është rimarrja e bunkerit që i mori “kanakari!” Pa ate bunker i erren sytë!

Zoti ju shpëtoftë shpirtrat duartrokitës në “foltore!” Rroftë uji me kripë për të futur shuplakat e rrahura dhe gargarë për gurmazet e ngjirur!

Amen!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment