IKMT në Jalë për shembjen e një objekti të vjetër, punonjësit konfliktohen me banorët

IKMT vijon me aksionin e shembjes së ndërtesave pa leje, ndërsa ditën e sotme fadromat kanë shkuar sërish në Jalë, për prishjen e një  objekti të vjetër.

Banorët janë konfliktuar me punonjësit  e IKMT, duke kundërshtuar prishjen, me argumentin se ata ishin paraqitur për të shembur objektin pa një njoftim.

Ata shprehen se pranojnë prishjen e godinës, në momentin që njoftohen 10 ditë përpara.

Njoftimin, t’i duhet të më lajmërosh 10 ditë më parë dhe pastaj të vish. Nga sot pas 10 ditësh duhet të vini të prishni objektin“, shprehen ata.

Edhe një ditë më parë, banorët e fshatit Jalë në Himarë janë përplasur me inspektorët e Mbrojtjes së Territorit pas vendimit për të shembur dy objekte të ndërtuara në zonën e plazhit.

 Inspektorët nuk kanë paraqitur asnjë shkresë zyrtare, por thonë se vendimi për shembjen është marrë në vitin 2019-të.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment