Sot shqiptarët dalin në protestë, Rama u përgjigjet në komente: Buka s’u ka munguar kurrë

Sot, në orën 17:00 qytetarët shqiptarë do të protestojnë përpara godinës së Krymeinistrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, dritave dhe karburantit. Kryeministri Edi Rama para disa ditësh paralajmëroi një krizë energjitike, qytetarët janë të vendosur që të dalin të kërkojnë llogari për të parandaluar rritjen e çmimeve.

Lidhur me këtë Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me rritjen e çmimeve që sot do të ngreje në protest shqiptarët. Një nga komentuesit e pyet Ramën se çfarë do bëjnë pensionistët me këto rritje çmimesh, por e vetmja përgjigje që merr është se çmimet i vendos tregu i lirë, pasi nuk jemi në komunizëm. Një tjetër shkruan se nuk kanë bukë në shtëpi, por kryeministri Rama shton se shqiptarëve s’u ka munguar kurrë buka.

Pjesë nga komentet:

Komentuesi: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Rama: Per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

Komentuesi: Rinia ka ikur jashte o zoteri

Edi Rama: Keta qe sheh te duken pleq ty i dashur Leonard dhe si keta ka qindramijera neper shkollat e universitetet tona

Komentuesi: Rritja e çmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Edi Rama: Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment