Rritja e çmimit të energjisë, përfundon mbledhja e qeverisë; Rama: Çmimet nuk do të ulen dhe pas kapërcimit të krizës

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e cila kishte në fokus rritjen e çmimeve dhe krizën energjitike që është paralajmëruar. Në përfundim të saj, përmes një konference me gazetarët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se ekspertët parashikojnë që kriza të zgjasi deri në mesin e vitit tjetër.

Ai paralajmëroi se edhe pas kapërcimit të krizës, çmimet nuk do të ulet. Rama shtoi se gjatë qeverisjes socialiste rritje të çmimit të energjisë ka pasur vetëm në vitin 2015, kur u bë dhe reforma.

“Ekspertët parashikojnë se kriza do të jetë prezente deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe mendojnë se edhe pas kapërcimin të saj, çmimet nuk do të kthehen ku ishin para shfaqjes së krizës.

Ne na takon të mbrojmë konsumatorët tanë, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë.  Rendi i prioriteteve është nga më të dobëtit te më të fortët. E vetmja rritje e çmimit gjatë qeverisjes tonë i takon vitit 2015 gjatë reformës së energjisë”, u shpreh kryeministri.

Ky i fundit shtoi se kjo situatë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiarë dhe ato natyrës administrative. Ai tha se se me vendimin që mori qeverisa sot, i hap rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Rama shtoi se planin do ta bëjë publik nesër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment