I dënuar për pastrim parash, kush është 44-vjeçari fierak i ekstraduar nga Greqia

0
145

Një person i shpallur në kërkim për pastrim parash është ekstraduar sot nga shteti fqinj Greqia. Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier.

Kocaqi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin  2011.

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë. 

Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira, Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit.

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur  nga autoritetet tona gjyqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here