GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

0
142

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe  Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë sot në burg ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.

Ai u arrestua më 8 tetor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkak të pabarazisë në tendera.

Sipas SPAK-ut, ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjevekanë qenë dy kompani.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2018, dhe procedura është shpallur tre vite përpara se TVSH Agro të fillonte trasmetimin. Në vitin 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve kanë qenë dy kompani; EURO contact dhe TBS 96.

Anëtarët e Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) kanë shpallur fituese kompaninë e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Po ashtu sipas dosjes së SPAK, Thoma Gëllçi ka bërë një shtesë në kontratën me kompanine fituese TBS96 në shkelje të ligjit.

Bashkë me Gëllçin u arrestuan dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Tre anëtarët e KVO-së J.T., A.M. dhe E.M. akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tedera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here