Kreta goditet nga një tërmet i fuqishëm, ndihet dhe në ishujt e tjerë të Greqisë

0
218

Ishulli grek është goditur nga një tërmet i fuqishëm. Lëkundje me magnitudë 6.3 të shkallës rihter goditën Kretën, sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar i Athinës.

Mediat vendase shkruajnë se epiqendra u regjistrua 23 kilometra në juglindje të Zakros, ndërsa thellësia ka qenë 8 km.

Përveç Kretës, tërmeti u ndje në Rodos dhe ishuj të tjerë të Egjeut, por edhe në zona të Atikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here