Siguria në shkolla, Kushi: Marrëveshje me Ministrinë e Brendshme, 144 oficerë në terren

Me kërkesën e opozitës, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ishte në komisionin e edukimit ku iu përgjigj pyetjeve për nisjen e fillimit të vitit shkollor, mangësive të hasura si dhe masat e qeverisë.

Kushi pranoi se sistemi arsimor është përmirësuar, por ka ende shumë punë për të bërë. Ajo tha se në arsimin parauniversitar janë vendosur 144 oficerë policie, për ofruar siguri në shkolla.

Kemi 144 oficerë sigurie. Gjithashtu është lidhur një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme dhe ka një bashkëpunim të ngushtë më stafin në shkollë. Shpesh rastet që janë problematike i referohen oficerit të sigurisë nga punonjësit psiko-social. pra kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe rastet e nxënësve që mund të jenë problematike i referohen punonjësit psiko-social për të parandaluar më tej ngjarje shqetësuese në shkollë.

Më tej u ndal edhe tek përfshirja e prindërve në mësimdhënie. Ministrja e Arsimit theksoi se në këtë fushë është bërë një punë shumë e madhe dhe se prindërit sot janë të përfshirë në të gjitha proceset e realizuara brenda ambienteve në shkolla, duke qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment