Bejko: Koalicioni Basha-Rama, vdekje e demokracisë! PD-së i mungoi përkrahja e SHBA

0
153

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, ku sipas tij nëse Basha bën koalicion me Ramën është vdekje e demokracisë.

Bejko ka analizuar edhe fushatën e PD para 25 prillit, ku sipas tij nuk meritonte më shumë se një 7.

Bejko: Dua të sqaroj pozicionin tim pasi është krijuar ideja se nëse nuk mbështes çdo veprim të zotit Berisha, jam mbështetës i Bashës.

Unë kam qënë kritik edhe kur të tjerët kanë qënë dakort me Bashën. Grupi i të larguarve kanë qënë konsistent në qëndrimet e tyre. Kanë kërkuar atë që ne kërkojmë sot. Kam lexuar prezantimin e Meksit në Këshillin Kombëtar mbi fraksionet, që partia të përfshinte edhe fraksionet

Mos të veprojmë më bardh e zi. Duhet të ishim mësuar se jo kushdo që nuk është me ty, domosdoshmërisht ësthë me atë të cilin ti je kundër. Mendoj se është mendësi puniste. Te mendjet racionale kjo nuk duhet të ekzistojë. Në të ardhmen mendoj se si do të bashkohemi ne kur u desh një krizë e tillë që ne të zbulonim vetveten dhe të shikonim njeri tjetrin.

Peka: Keni qënë kritikë i zotit Basha por keni sulmuar shumë Ramën. Jeni botuar vazhdimisht. Sipas jush, mund të fitojë PD me Bashën pas dy humbjesh? A mund të flitet për demokraci nëse anëtërët e kongresit të PD ndalohen të mblidhen kongresi kur statuti ja jep?

Bejko: Nëse Basha bën koalicion me Ramën është vdekje e demorkacisë. Ajo do jetë gabim. Ne jemi në opozitë dhe duhet të bëjmë rolin e opozitës pa pazare pa hile të sinqertë sic e kemi bërë.

Në të kaluarën, para 25 prillit, PD i realizoi të gjitha dhe nga 1 te 10  unë i jap një 7, po të kishte marë 70 deputet do i jepja një 8.

Peka: Në 1997 PD ka humbur ndaj PS me diferencë më të ngiushtë se sa ka humbur në 2021 që ju i jepni 7. Nëse ju Bashës i jepni 7 me një diferencë në mbi 100 mijë vota në 2021, çfarë note i jepni opozitës së atëhershme.

Bejko: Ajo që i mungonte PD në 25 prill i mungonte përkrahja e faktorit ndërkombëtar dhe i SHBA.

Nëse SHBA do ishin të bindur se PD ishte bërë gati për pushtet dhe do ishte partneri i duhur, ata nuk do të kishin lejuar Ramën të shkelte marrëveshjen e 5 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here