Shqipëria satelitë në orbitë? Rama: Qeshni se ju bën mirë, por do ti kemi shumë shpejt

Një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama u ndal te mbrojtja e territorit, duke paralajmëruar se Shqipëria do të dërgojë nga viti i ardhshëm dy satelitë në orbitë.

I pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama ka thënë se këto Satelitë do ti kemi shumë shpejtë tekdsa theksoi se ato do tw shwrbejnw për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Kini durim, qeshni se e qeshura iu bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, nuk do ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit.

Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikun e lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimangjinueshme.

Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për ti vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre që i kapërcen kufijtë e imagjinatës. Shqipëria do i ketë shpejt satelitët dhe dronët e saj për të rritur sigurinë dhe kontrollet në të gjitha aspektet. Përdorimi i tyre do jetë një përdorim për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe jo për veprime ushtarake.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment