Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat

0
133

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen e qeverisë për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer që do të shërbejë për luftimin e koronavirusit.

D E K R E T PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266
Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META

Marrëveshja u votua në Kuvend nga PD dhe PS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here