Basha: PD miratoi 3 amendamente për ‘zgjedhoren’ dhe ‘territorialen’, SPAK të bëjë vettingun e politikanëve

0
140

Partia Demokratike do të depozitojë brenda javës në Kuvend tre amendamente për vettingun e politikanëve, për ndryshimet kushtetuese dhe për reformën territoriale.

Ky fakt u bë i ditur nga kreu i PD, Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD.

Grupi i PD ka miratuar sot vendimin për të depozituar në parlament amendamentet për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës të 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të reformës zgjedhore, amendamente në përputhje me Komisionin e Venecias.

Vettingu për pasuritë e politikanëve është një qëllim legjitim dhe respektojnë kërkesën për proporcionalitet. SPAK duhet  të marrë përsipër një për në çdo deputet, kryetar bashkie, ministër apo kryeministër, krerët e institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura, në raport me lidhjet e tyre apo të familjarëve të tyre me krimin. 

Eshte në përputhje me opinionin komisionin e Venecias të fundvitin 2018, me qëllimin për të bërë vetingun për politikanët e lidhur me krimin, për pasuritë e tyre, të familjarëve të tyre, apo ortakeve, të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë, në parajsa fiskale apo banka offshor, është qëllim legjitim.

Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territorial për të kthyer institucionet. Këto tre çështje janë përkthyer në një draft amendamentesh. Qytetarët shqiptarë kanë prioritet demokracinë, vettingun e politikanëve dhe reformën territoriale”, – tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here