Llava futet në qytet, evakuohen qindra persona nga ishulli La Palma

Vullkani në ishullin La Palma një Spanjë, vijon të jetë aktiv ku gjatë natës janë evakuuar qindra njerëz, ndërsa një lumë shkëmbi i shkrirë u fut më thellë në një qytet bregdetar gjatë një shpërthimi të zgjatur vullkanik.

Shërbimet e urgjencës ndihmuan rreth 500 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, tha kryetari i bashkisë së Tazacorte, Juan Miguel Rodríguez.

Ndërkohë deri më tani ka shkuar në 7,500 numri i personave që janë detyruar të largohen që kur Cumbre Vieja filloi të shpërthejë më shumë se një muaj më parë. Shkencëtarët thonë se shpërthimi mund të vazhdojë për tre muaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment