Nga Nebil Çika
A është Alizoti “asi nën mëngë” i Berishësh ?! Këtë pyetje më beri sot një militant i PD i përndjekur politikë antikomunistë pasi kishte ndjekur mbrëmë një intervistë speciale tek “Opinion” në TV Klan anëtarit të kryesisë dhe deputetit te PD Tomor Alizoiti. Me thënë te drejtën me ngjalli dyshimin se nuk e kisha parë ne këtë këndvështrim angazhimin dhe reagimet e tij te fundit publike,gjë që me bëri të analizoj me radhë zhvillimet e fundit , reagimet e tij dhe rreth tij .
Deklarimi i Baton Haxhiut ne fillim të emisionit “Opinion” , ende pa u transmetuar intervista e z. Alizoti se ai do te jete kandidaturë e Berishës për kreun e PD , nxitimi i Fevziut për ta ndërprerë e bllokuar këtë temë debati si dhe reagimi sot me një shkrim të gjatë te ish kryeredaktores se “Opinion “dhe shefes së PI të z. Basha,Desada Metaj janë shtysa të mjaftueshme, të paktën,për ta menduar një gjë të tillë .
Se pari “Klani” dhe “Opinioni” nuk ta hapin derën kollaj pa pasur një informacion që do ta bënte interesant personin që promovojnë apo pa qene vete pjesë e projektit rreth tij. Baton Haxhiu dhe Desada Metaj janë persona te mirinformuar për atë që ndodh në “Opinion” përfshi edhe skenarët e qëllimet e mundshme dhe reagimet e tyre nuk mund te jenë krejt të rastësishme . Znj. Meta është edhe shumë pranë z. Basha dhe mund të ketë informacione të tilla që e bëjnë reagimin e sajë kundër z.Alizoti shumë më serioz se ai që percepton publiku.
Vëmendja tek z. Alizoti u përqendrua veçanërisht nga media por edhe nga mbështes te z Berisha ne media e rrjete sociale kur ai nuk mori pjesë në Foltoren e Beratit si deputet dhe drejtues politik i PD ne këtë qark. Militantët, mbështetës të z. Berisha , iu vërsulën atij me gjithë arsenalin e sharjeve në dispozicion për mungesën në foltore mirëpo në inat e sipër bene publik edhe një detaj deri atëherë jo publik. Pjesëtarë të një grupi ish studentë të Dhjetorit 1990, bënë publik ne FB faktin e një vizite sekrete në zyrën e z. Berisha të z. Alizoti një dite para faltores se Beratit. Sipas tyre ata “ishin shkëmbyer në paradhomën e Doktorit nga ku z.Alizoti kishte dalë me kokë të ulur” . Njoftimi për “vizitë sekrete” nuk është përgënjeshtruar as nga z. Alizoti e as nga z. Berisha por çuditërisht edhe media ka heshtur për të. Askush nga gazetarët., as dje ne intervistën speciale në Klan, nuk e ka pyetura z. Alizoti e sa z. Berisha për ketë takim dhje bisedën qe është bërë atje. Fakti qe nuk dihet çfarë është biseduar midis Alizotit dhe Bertishës në atë takim është një pikë e fortë e dyshimit për mundësinë e një pakti midis tyre.
Vetë sjellja politikë e z. Alizoti ditët e fundit është një dyshim më vete. Krejt pa pritur ai shpërtheu ne një mbledhje te grupit parlamentar të PD-së kundër z. Basha duke e akuzuar atë si një nga shkaktarët e krizës ne PD. Flamur Noka ,një mbështetës i deklaruar i z. Berisha e dekonspiroi bisedën duke e cilësuar z Alizoti si një tjetër deputet e anëtarë kryesie kundër Z. Basha. Alizoti nxitoi te sqaronte situatën duke këmbëngulur se nuk ishte as me Bashën e as me Berishën pasi ata ishin shkaktarët e krizës në PD dhe ai vetë ishte jashtë sajë . Qe nga ajo ditë z Alizoti u vu në qendër vëmendjes së mediave, sidomos atyre të kompanisë Klan që kulmuan me një interviste speciale ne studio me formatin e rezervuar vetëm për personaliteteve të rëndësishme politike e zyrtare .
Tani lind pyetja pse i duhet Tomor Alizoti , Sali Berishës ? Besoj se është një kandidaturë e gjetur kundër Bashës largimi i të cilit nga kreu i PD është projekti kryesor politik i tij aktualisht. Trashëgimia historike familjare e z. Alizoti me kontribute e sakrifica te shumta për kombin e shtetin shqiptar, persekutimi i pashoq politik në diktaturën komuniste e bëjnë atë një kandidat ideal për kreun e PD sipas modelit konservator që Berisha premton të instaloje në parti. Me kandidaturën e Alizotit, z. Beisha mund të synojë të tërheqë bazën kryesore politike e elektorale të PD, te përndjekurit politike antikomunistë dhe pronaret legjitimë, që ne përballjen e deritanishme Basha-Berisha anojnë në masë nga i pari. Besoj se me këtë CV z. Alizoti përbën një gjetje të goditur nga z. Berisha gjithnjë ne se është i vërtetë dyshimi që ai mund te jete asi nen mëngë i tij .
Me z. Alizoti na lidh një miqësi e hershme familjare nga si nga babi edhe nga nëna e tij . Personalisht e kam mbështetur fort karrierën e tij politike në PD dhe jam investuar pa fund qe ai dhe te tjerë djem e vajza te përndjekur politike antikomunistë tre merrnin drejtimin e sajë . Kam qenë lajmësi, me kërkesë të z. Basha për rikthimin e tij në PD pas largimit ne vitin 2017 .Ne pozitën e drejtuesit te te përndjekurve politike antikomunistë kam bere thirrje votimin e tij ne mase si për anëtar kryesye i PD edhe si deputet duke e cilësuar si njërin nga ne. Synimi im publik për te cilin kam bërë përpjekje të mëdha , ka qenë drejtimi i PD nga një antikomunist i përndjekur politik dhe në këtë vazhdimësi Alizoti është një kandidat ideal . Nuk kam menduar kurrë që një zhvillim i tillë do te mund te vinte nga Berisha i cili ka mbajtur të instaluar pothuaj me dhune linjën e majte , shpesh here komuniste te drejtimit ne PD. Pikërisht ky mendim i bazuar në historinë atë qe ka ndodhur, 32 vjet në PD dhe veçanërisht mungesa e një informacioni për mënyrat dhe mjetet me te cilat Berisha do të mund të mbante nën kontroll Alizotin me bën të jem skeptik tek ky pretendim për një pakt midis tyre te jetë i vërtetë. Doktori nuk do ta merrte një nisme të tillë pa pasuar “kolatetral” diçka komprometuese me te cilën do të siguronte askush tjetër i përzgjedhur prej tij ta “priste në besë” . E thënë thjeshtë po vras mendjen se çfarë “dosje”mund të ketë në dispozicion Berisha për te garantuar kontrollin mbi te . Po Alizoti pse do ta pranonte një pakt të tillë ME Berishën kur ka para syve shembullin e Bashës që iu deshën 8 vjet dhe një sup i fortë amerikan për te hequr qafe Berishën . A do të pranonte Alizoti një rol fiktiv në krye të PD apo nje ndare te postit me z. Berisha ?! Po problemin amerikan të Berishës si do ta zgjidhte?! Prandaj dyshoj që e gjithë kjo të jetë e vërtetë megjithatë me sa e njoh un z. Berisha dhe ne situatën ku ndodhet mendja e tij mund të gjejë alternativa e te pjellë zgjidhje zgjidhje qe nuk ja pret mendja kujt . Dhe kjo e “asit nën mëngë “ mund te jete një e tillë. Gjithsesi me gjithë se Tomorin e dua shumë nuk do te isha kurrsesi dakord dhe nuk do tia uroja një rol të tillë që mund të jetë një sukses për Berishën, por jo një zgjidhje për PD në mënyrë te veçantë për bazën e saje antikomuniste te cilën ai pretendon se përfaqëson politikisht në këtë parti.