Arrestohet 30 vjecari ne Gjirokaster

Dvp Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin shtetasit Thanas Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas është dënuar me 12 muaj burg në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

Thanas Papadhimitri shkaktoi aksident në vitin 2019 dhe u largua nga vendngjarja. Në aksident mbeti e plagosur një e moshuar.Aksidenti ka ndodhur në qershor 2019 dhe e moshuara ka humbur shikimin në syrin e majtë. Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe sipas dokumenteve ai është munduar të manipulonte provat.Fillimisht ai deklaroi, që ishte me tjetër automjet në pronësi të babait të tij, por nga përgjimet e prokurorisë, rezultoi, se ai e kishte bërë aksidentin me automjetin me targa të Gjirokastrës 9377A.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment