“Borxhlinjte”, bashkia Gjirokaster kercenon tregtaret me mbylljen e tregut industrial

Bashkia Gjirokaster ka pezulluar diten e sotme disa prej tregtareve qe operojne ne tregun industrial . Sipas inspektorit te tregjeve prane kesaj bashkie Urani Brahimi , bashkia e Gjirokastres u kishte lene afat tregtareve nje muaj per te paguar taksen mujore per ambjentet ku ushtrojne veprimtarine por nje gje e tille sipas tij nuk eshte bere duke rezultuar “borxhli” ndaj bashkise. Kjo sipas Brahimit i ka detyruar diten e sotme te mbyllin tregun industrial per disa ore ne menyre qe tregtaret te reagonin duke shlyer detyrimin.
Mirepo nga ana e tregtareve ky akt i bashkise Gjirokaster eshte nje skandal qe spo mer fund. Jo me larg se nje muaj mepare ky treg u permbyt ndersa askush nuk mori masa per rregullimin e tij pavaresisht se kjo situate eshte e njejte prej vitesh. Sa per pagesen , tregtaret tregojne faturat ku kane depozituar ne banke shumen prej 60 mije lekesh te vjetra ku nuk kane munguar dhe gjobat . Mbyllja per pak ore e tregut ka indinjuar tregtaret pasi midis debitoreve shumica e tregtareve kane qene korrekt por perpos kesaj jane detyruar te qendrojne pa pune.
Kush nuk shlyen detyrimet sipas bashkise Gjirokaster nuk do te lejohet te hyje ne treg derisa te paguhet taksa.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment