Krimet seksuale në 9 muaj, 102 raste në të gjithë vendin

0
168

Në nëntë muaj e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë evidentuar 102 raste të krimeve seksuale, në 42 prej të cilave është abuzuar seksualisht. Referuar të dhënave të policisë rezulton se në 8 raste pre e abuzimeve janë të mitur, 10 janë vajza të moshës nga 14-18 vjeç. Në 13 raste është abuzuar me persona më të rritur në moshë, si dhe në 7 raste me persona me aftësi të kufizuar.

Një tjetër problem shqetësues kanë qenë edhe ngacmimet seksuale, fenomen që ka njohur rritje në këtë 9 mujor. U denoncuan në total 35 raste. Për kryerjen e veprave të turpshme janë evidentuar 18 raste. Më të prekurit kanë qenë të miturit dhe minorenët.

Sipas të dhënave zyrtare, krimet dhe keqtrajtimet ndaj të miturve në Shqipëri kanë shënuar rritje vitet e fundit.

Sipas Raportit të Prokurorisë së Përgjithshëm për Kriminalitetin, në vendin tonë u regjistruan vitin e kaluar 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Vitin e kaluar, në raportin e Policisë së Shtetit janë evidentuar 59 raste të abuzimeve dhe kryerjes së marrëdhënieve seksuale në të gjithë vendin.

Sipas statistikave, gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur mbi 300 krime seksuale ndaj të miturve. Por, për ekspertët, kjo shifër mund të jetë më e larta, pasi sipas tyre, shumica e këtyre ngjarjeve nuk raportohen pranë organeve të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here