Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpitë në Fitore të Vlorës, evakuohen banorët


Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa banesave në fshatin Fitore në Vlorë. Reshjet e dendura të shiu kanë tejfryrë lumin.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, lumi ka çarë argjinaturën dhe ka përmbytur shtëpitë e fshatit Fitore. Në terren ndodhet shtabi emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa banorëve iu është kërkuar të marrin masa për evakuuimin e tyre.

Në disa zona niveli i ujit ka arritur në 50 cm deri në 1 metër.  Ndërsa në Ferrac e Çeren hyji ka hyrë në sera duke dëmtuar toka bujqësore e duke përmbytur katet e para të banesave.  

Deri tani janë larguar 11 familje nga banesat, ndërsa niveli i lumit vijon të rritet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment