“Borxhi ka kaluar vijën e kuqe”, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Si një xhaxha i kthyer nga mërgimi që të kënaq shpirtin më shaka

0
291

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për gjuhën e politikës. Gjekmarkaj e cilësoi si një xhaxha që vjen nga mërgimi dhe nuk i kursen shakatë e tij plot shejtanllëk për të sjellë gaz dhe hare.

Ai ka shtuar se ende nuk e ka mësuar gjuhën politike të Kuvendit shqiptar. Deputeti ka folur për buxhetin e vitit 2022. Ai u shpreh dakord me presidentin Ilir Meta për kthimin e ligjit në Kuvend, ndërsa ngriti disa shqetësime që lidhen me të.

Rritja ekonomike me mbi 4.5% në vit sipas deputetit kërcënohet nga pandemia dhe pasojat e saj. Ai ka vënë theksin dhe te rritja e çmimeve dhe pasojat e krizës energjitike në ekonomi.

Gjekmarkaj tha se një rritje e normave të interesave për të frenuar inflacionin do të sillte shtimin e borxhit publik, që sipas deputetit ka kaluar “vijën e kuqe. Ai shtoi se qeveria është e detyruar të tërhiqet nga politikat buxhetore për shkak se hapsirat fiskale janë tejkaluar prej kohësh.

Fjala e plotë

Personalisht ende se kam mesuar gjuhen e politikes dhe të ketij parlamenti. Ndjese o njerez te mirë e kolegë të dashur! Meqënese padija nuk është argument e vuajtja me e madhe e njerzimit ka qenë perpjekja për të folur qysh ne kohen e dhembeve të Kadmosit  prej nga dolen shkronjat, po leçitem me gjuhen time, që krejt memec të mos ngjaj.

Po kaq e madhe është droja se ndonjë ish mike në këtë salle nga krah i qeverise e cila nga mot mi ka bërë betë e me ka marre zet se udheheqesin e dashur, kam lenduar mos lebetitet me denesje  nga duhmë e injorances.

Nuk mund tja bej kete atentat dijes.

Perpiqem ta mesoj gjuhen e re , të nxe nga fjalimet e Liderit Global i cili per ne eshte si  një xhaxha i kthyer nga mergimi që të kënaq shpirtin më shakatë e tij  plot shejtanllek , si nektar i jetes dhe kripe e tabanit popullor , e here tjeter  si gozhde që ngulen në qivurin e merzisë shoqerore për të sjelle shkundullimat e gazit  e haresë mes nesh  pas çdo pleudarie!

Mbaj shenime kur disa ministra që i kam fort perzemer flasin aq me mall shtampe , kulturë e thagem, aq ëmbel, aq butë, aq me melankoli kur shpjegojne historinë e inceneratorve, milionat e eurove publike që i ha dreqi e barku ai kodosh i pangopur,si dhe merzinë që Spak shkatoi në shpirtra të trazuar nga zhurmë e mallkuar prangash noprane.

Njerzit mendojne qe te vjedhesh shkon ne ferr, nuk eshte e vertete, ngjitesh lart ne parajsa qeveritare. Ndaj kush do të bëjë perpjetë të rrasë duart poshtë!

Shfaqen ne syte e mi te  pershpirtshem, si klerike te moralit , me r – të lemuar nga melhemi njerzor aq dhimshem per dertet e ketij qerrata vatan, sa gugatje vaji me mblidhen si katakomb në fyt.

Fjalet :: beteje per, -guxim në,-krenari kur ,-vendosmeri qysh, -në kuader të, -qytetar si, -rritje ekonomike nga , -per here të parë ne, -në raport më, -vizion i qarte pse , -rijetezim i, -vlerë e shtuar e, -besueshmeri ndaj,  -sepse, ndonese, -perse , -i kam mesuar pa mundim nga keta  mesues të të folures politike  të  qelibarllekut hyzmeqarllekut të parasë publike.

Gjuha ime si malesor i Lezhes  në anë të detit , shfaq merzine se nuk mirpritet ne kete salle por ka brenda shpresen që jashtë saj edhe mund të kuptohet disi.

Kur flitet per buxhetin e një vendi shumë të varfer me administrator,  paturpesisht të mirqënë, të rrjedhshem në mediokritet, me fytyren shollë kepucet qe as nuk skuqet as nuk zverdhet bejne propagandë  me shpejtesinë që gatuhet një tasqebap mortesh.

Sapo partia me ngarkoi me misionin qe te flas sot  vendosa të hulumtoj mbi buxhetin  që Presidenti Meta nuk bëri aspak gabim që e ktheu  se te varferit shtohen dhe shpenzimet për ta bien ndersa genjeshtrat rriten.

Po kaq perseritet keshilla mos u beni qaramane o te varfer se mire jeni! Mos u bëni teveqele po therrisni mendjes, kaq boll e kini.

Dua te ndalem  pak tek rreziqet serioze që rrethojnë pritshmëritë e  parashikuara në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2022 në menyre antropologjike.

Rritja ekonomike me mbi 4.5% në vit dhe në kushtet e një stabiliteti makroekonomik që ka qenë tipike për pothuaj gjithë periudhën e tranzicionit, mendoj se do të jenë të kërcënuara nga të paktën dy zhvillime.

Së pari pandemia e COVID 19 duket se akoma është  larg të vendosurit nën një kontroll të plotë!

Virusi nuk i degjon të luturat e qortimet e ministres  se gezimit shendetesor që çdo ditë i thotë ush or dreq ik kendej , fakt që do të ketë ndikime në rikthimin e normalitet të jetës ekonomike e sociale.

Siç po provohet edhe tani, industritë e udhëtimeve e turizmit dhe të disa lloje të shërbimeve, duket se do të vazhdojnë të përjetojnë goditje negative edhe pse ministrja e pastertise  kunder pisllekut , shfaqet duke pastruar letra e ndukur barishte sokaqeve. Propozoj qe edhe ne si deputet te zapisim barin para parlamentit , të lyejmë pemet ,ndersa zonjat te hekurosin perdet si dobi publike dhe mesazh etik.

Së dyti, ndikimet afatgjata në shoqërinë paspanedmike kanë filluar të manifestohen në ekonomi duke dhënë efekte të forta dhe të dukshme.

Ndërprerjet në zinxhirin global të furnizimit, megjithse vete zoti Ahmetaj shkoi si dhaskal Todri  ne Alemanje me dy tre mushq e gomere, per te blere zahire, ishin ndër shkaktarët kryesor të rritjes së çmimeve të mallrave, duke ushtruar presione të forta mbi të ardhurat reale të qytetarëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura modeste.

Nga ana tjetër, rritjet e çmimeve të produkteve energjetike të diktuara dhe këto nga faktorë kompleks , por mbi të gjitha nga keqmenaxhimi e ca vese te njohura .

Disa lidhen edhe me tranzicionin energjitik në të cilën ka hyrë njerëzimi për shkak të respektimit të detyrimeve për mbajtjen në kontroll të efekteve negative të klimës. Ato kanë shkaktuar pasoja  negative në ekonominë në tërësi megjithse ministrja e hesapeve bashke me ate te çilimiqerve  i kanë shkruar një leter  baba diellit që të mos na percelloje dhe stineve te sjellin shi ndersa OSHE-se te mos luaj piset ne treg.

Fenomeni i inflacionit i cili prej kohësh nuk kishte qenë në vëmendjen e publikut dhe politikbërjes, tani eshte shfaqur si shqetësim serioze për hir të pasojave të forta që mund të sjellin në ekonomi.

Një rritje e normave të interesave për të frenuar inflacionin sipas detyrimeve ligjore që kanë bankat qendrore, do të rriste ndjeshëm koston e borxhit publik, i cili në nivelet e sotme gjykoj se e ka kaluar “vijën e kuqe”. Te pakten Prof Selami Xhepa  nje autoritet publik i ekonomise që me konsultoi keshtu mendon.

Kesisoj qeveria është e detyruar të tërhiqet nga politikat agresive buxhetore për shkak se hapsirat fiskale janë tejkaluar prej kohësh.

Në planin social, rritja e inflacionit po gërryen përditë të ardhurat reale dhe fuqinë blerëse të familjeve. Dje Blendi Çuçi  megjithse kishte uri ujku nuk kishte para per byrek.Piu vetem nje gote boze dhe gjithë ditën e mbyten gromesimat.

Nëse nuk do të ndërmerren politika kompensuese të të ardhurave, fenomeni i varfërisë që edhe kështu është i lartë, mund të përkeqësohet dhe më tej. Qeveria vitin tjeter do i blejë palltot te rrobat e perdorura ndaj  hijeshia e tyre  mund të pesoje goditje  dhe endja jonë për ti keqyrur bie ne depresion!

Së fundmi, akoma nuk kemi një axhendë të qartë të veprimeve të qeverisë për reformat që do të ndërmerren në mënyrë që të stimulohen investimet private.

Niko do të bleje libra me gjeegjeza  dhe ska leka. Qeveria do pesojë shok në erudicion.

Klima e biznesit dhe konkurueshmëria e ekonomisë mbeten të dobëta dhe nuk japin ndonjë shpresë për një “goditje” të fortë pozitive në sektorin real të ekonomisë.

Për këto arsye, viti 2022 do të ndeshet me sfida shumë kërcënuese të cilat mund të rrezikojnë ekuilibret e brishta makrofiskale.

Per arsimin e kulturen ç’ të them asgjesend veç fjale fjale sa një mullar! Rrogat e pedaogve e te mesuesve, hiç aty ku ishin.  Të policve megjithese nuk po i ndalin hajdute e pulave , të lopeve, të kazanve të rakise , të mjaltit dhe papaqeve të rriles e shenkollit ne Lezhe po ashtu. Pensionistet po njesoj , le se çfarë ju duhen se i bejne haram parate e shumta nder duar!

Një rixha per ministren Balluku, një perfaqesi nga Torovica e Lezhes kerkon  nje takim me ju , nuk kanë uje te pishem dhe duan nje ujsjelles sa per te njomur buzet!

He te keqen priti. Bej sevap. Buxheti vdiq! Rroftë Qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here