Besart Kadia për publikimin e pagave: Akt kriminal, shkakton konflikt social

0
190

Zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia ka komentuar lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të 630 mije qytetarëve shqiptarë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kadia tha se publikimi i të dhënave që është një akt kriminal dhe shkakton konflikt social.

Duke qenë se është çështjeve serioze, duhet ta kuptojmë është çështje kriminale. Janë mijëra punonjës tatimesh që kanë akses çdo ditë tek këto të dhënat. Punonjësit e tatimeve kanë akses dhe janë të dhëna shtetërore për të parë sa punohet. Tani kemi një akt kriminal të një individi.

Këto janë të dhëna zyrtare që kanë akses punonjësit e tatimeve janë marrë në forma të ndryshme dhe janë bërë publike ato që kanë dashur, nuk janë të dhënat që përpunohen nga shteti. Tani debati nëse ndodhin apo nuk ndodhin ngjarje të tilla. Kjo shkakton konflikt social. Të nxjerrësh pagën e tjetrit në rrjetet sociale është abuzim. Ky është një akt që ministria e Financave e ka çuar në Prokurori për t’u ndjekur më tej”, deklaroi Kadia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here