Raporti i lindjeve dhe vdekjeve/ Shtesa natyrore për qarqe ndahet në përpjestim të drejtë

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë të vitit 2021, ka pësuar një rënie me 7.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020. Ndërsa numri i vdekjeve shënoi një rënie me 8.9% krahasuar me tremujorin e vitit 2020.

Sipas statistikave të INSTAT, gjashtë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera u shënua një shtim negativ i popullsisë.

Në tremujorin e tretë 2021 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.085 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Vlorës, ku vdekjet tejkalojnë me 152 numrin e lindjeve.

Raporti i lindjeve dhe vdekjeve/ Shtesa natyrore për qarqe ndahet në

Në tremujorin e tretë 2021 vetëm një qark i vendit ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në njëmbëdhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në tremujorin e tretë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.521 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 114 lindje. Rritjen e vetme në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Kukësit me 2,2 %. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës me – 24,0 %.

Raporti i lindjeve dhe vdekjeve/ Shtesa natyrore për qarqe ndahet në

Vdekjet

Në tremujorin e tretë 2021 nëntë qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa tre qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në tremujorin e tretë 2021 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 108 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 1.436 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Dibrës me – 30,6 %. Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës me 15,5 %.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment