Greqia redukton karantinën për qytetarët që janë pozitiv me Covid-19

Greqia redukton karantinën për qytetarët që janë pozitiv me Covid-19 dhe janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta , nga dhjetë ditë në pesë ditë. Masa, sipas informacioneve, do të zbatohet edhe për profesionistët shëndetësorë.

Përditësimi i protokollit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) pritet të shpallet brenda ditës, pas marrjes së sugjerimit përkatës nga komisioni i ekspertëve.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, duke shtuar se pas përfundimit të pesë ditëve të izolimit, mund të ketë rekomandim për përdorimin e maskës për pesë ditë të tjera.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment