Urimi i Bashes per Ramen : Pleqeri te mbare , mos ardhte kurre nje njeri i tille

Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në konferencën e fundit për këtë vit nëse ka një urim për kundërshtarët e tij politik, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Basha u ndal te Rama ku i uroi pleqëri të mbarë, ndërsa në aspektin politik uroi që të mos vijë kurrë një njeri si ai në pushtet.

Urimi im për shqiptarët është të jetë një vit që të kthehemi drejt normalitetit, një vend normal që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave dhe mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe jo nuk i punon, 2022 është një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31 vjeçare, dhe PD e çliruar nga e shkuara është e vendosur për t’i prirë kësaj, me një reflektim të thellë, me një ripërtëritje, vizioni dhe shpirtit, por edhe korpusit tonë politik, por me një thirrje të veçantë për të rinj.

Sa për Ramën në aspektin personal i uroj pleqëri të mbarë, në rrafshin  politik, mos ardhtë kurrë një njeri i tillë”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment