Ndërrimi i viteve, fluks normal i emigrantëve në pikën kufitare të Kakavijës

0
178

Një fluks normal emigrantësh që kthehen në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve. Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë vijuar lëvizjet në pikat kufitare të vendit, teksa nuk raportohen probleme.

Në këtë pikë, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Republikën e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të fundit janë shënuar 4830 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët, 2937 në hyrje dhe 1893 në dalje. Vihet re një tendencë e ulët e ardhjes së emigrantëve këtë vit. Për të shmangur radhët e gjata që krijohen herë pas herë duket se emigrantët kanë zgjedhur të mos presin ditën e fundit për tu kthyer, megjithatë një penalizim që e kanë cilësuar vetë emigrantët janë testet e PCR për Covid duke qenë se ata vinë me familjarët iu është dukur një kosto e madhe shtesë, çmimet e të cilave variojnë nga 15-20 euro, janë shpenzime për këta familjarë që kthehen për të kaluar festat në Shqipëri, por edhe ashpërsimi i masave pas variantit Omicron mund të jetë një tjetër arsye që i ka stepur disi emigrantët shqiptarë për tu kthyer në vendi  e tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here