Shqipëria nga sot anëtare me mandat dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB

Sot është dita e parë e Shqipërisë si anëtarë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB ( 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2023).

“Kjo ditë e parë e vitit të ri vjen për shqiptarët me një lajm vërtet të mirë. Sot, Shqipëria fillon mandatin e saj dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Që sot ekipi ynë i diplomatëve në Nju Jork do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit si një anëtar jo permanent, do të ketë të drejtën të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë për adresimin e çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë. Do të ketë privilegjin të influencojë me forcën e ideve dhe eksperiencës sonë diskutimet mbi kërcënimet më të mprehta që rrezikojnë sot paqen e stabilitetin” tha ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një videomesazh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment