Ndryshon tatimi mbi pagën, Nga 1 janari hyjnë në fuqi fashat e reja të taksës progresive

0
147

Pasi qytetarët mësuan pagat e njëri-tjetrit nga publikimi i listapagesave, dita e parë e vitit 2022 ka sërish lajme për rrogat e shqiptarëve.

Nga 1 janari 2022 hyn në fuqi ndryshimi i tatimit mbi të ardhurat. Ndryshimet më kryesore prekin në mënyrë direkte qytetarët, pasi do të rritet paga dysheme e patatueshme, nga niveli 30 mijë lekë në nivelin 40 mijë lekë në muaj.

Sipas Ministrisë së Financave nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetarë, në masën totale prej 557 milionë lekë në vit.

Nga kjo skemë lehtësuese pritet të përfitojnë edhe 58 mijë qytetarë pasi për pagat nga 40-50 mijë do të të tatohen vetëm  me 6.5%.

Për shqiptarët që paguhen  me rroga nga 50 mijë deri në 200 mijë do të ketë një taksë prej 13% vetëm për pjeën mbi pagën e tatueshme.

Tatimi 23%  do të aplikohet mbi rrogat 200 mijë lekë në muaj, nga 150 mijë sa ishte më parë. Nga kjo fashë pritet të përfitojnë 5900 qytetarë, një numër i vogël krahasuar me fashat e tjera të taksimit progresiv.

Ndërkohë gjatë 2022 qeveria ka premtuar të rrisë pagen minimale me 2 mijë lejët ndërsa sipas këshillit të ministrave brenda viitit pritet të ketë rritje të pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët me 6%, për gardën e republikës me 7% dhe forcat e amratosura me 30%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here