U arrestua për shpërdorim detyre/ Apeli i GJKKO lë në burg Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë sërish në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefer Kokën, për sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Gjyqtari i seancës ishte Dhimitër Lara.

Seanca ndaj ish-ministrit nisi sot paradite pas kërkesës së tij për të përfituar një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se nuk ishte i rrezikshëm.

Në vendimin e dhënë, gjykata ka përpiluar se ish-ministri i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit, të pastrimit të parave dhe shfrytëzimit të postit publik, do qëndrojë në burg të paktën deri në përfundimin e plotë të hetimeve që janë ndërmarrë ndaj tij.

GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në sallën e gjyqit Koka ka hedhur poshtë akuzat, por pa dhënë shumë shpjegime. Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Fatmir Braka e ka konsideruar politik kallëzimin e nisjen e procesit ndaj të të akuzuarit.

Lefter Koka ka shërbyer si ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama” përgjatë viteve 2013-2017 dhe më pas ka qenë deputet deri në vitin 2021. Kujtojmë që Lefter Koka u rizgjodh deputet i qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment