Nga sot ashpërsohen masat antiCovid për të hyrë në Mal të Zi

Nga dita e sotme në të gjitha pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.

Udhëtarët kur të kalojnë në pikat kufitare të Malit të Zi nuk duhet të ketë kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID.

Në rastet kur një udhëtar nuk e plotëson këtë kusht, ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç bëri me dije se personi do duhet të vetëizolohet për dhjetë ditë. Ky vetëizolim mund të ndërpritet nëse pas tre ditësh personi rezulton negativ ndaj COVID.

Masa të reja anti covid janë vendosur dhe në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për tu futur.

 Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që Mali i Zi të ashpërsojë masat të cilat ende nuk dihen se deri kur do të jenë në fuqi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment