Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën? Me 18 janar Kushtetuesja shqyrton shkarkimin e Presidentit

Fati i Ilir Metës do të varet nga Gjykata Kushtetuese nëse do ta çojë deri në fund ose jo mandatin 5-vjeçar në krye të Presidencës. Me 18 janar do të shqyrtohet vendimi i Parlamentit për shkarkimin e tij dhe në rast se gjyqtarët do të shprehen pro vullnetit të PS, Metën do ta zëvendësojë kryeparlamentarja Nikolla. Në rast të kundërt Kuvend në prill nis procedurat për emrin e ri që do të ushtrojë funksionet e Kreut të Shtetit.

Përpjekjet e PS për të larguar Ilir Metën nga posti i Presidencës nisi që në vitin 2019, kur Kreu i Shtetit çdekretoj datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skenari i parë i mazhorancës dështoi, pasi Komisioni i Venecias “e shpëtoi” Metën duke e cilësuar vendimin e tij si një rast jo të rëndë aq sa të shkarkohet nga posti.

Por roli i Presidentit si dhe deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2021, i dha mundësinë socialistëve që të vendoste precedentin e parë në historinë e demokracisë së Republikës, shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Për këtë të fundit, mazhoranca “shfrytëzoi” për herë të fundit votat e deputetët të opozitës që dolën kundër linjës së PD dhe LSI-së për djegien e mandateve.

Me 9 qershor të 2021 me 104 vota pro, Parlamenti shkarkoi Ilir Metën nga posti i Presidentit.

Me 18 janar të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin nësë Ilir Meta do të vazhdojë detyrën deri në fund të mandatit të tij, ose do t’i vërë vulën precedentit që vendosi Parlamenti në verën e shkuar.

PS po përgatitet për 2 skenare për emrin, i cili do të zëvendësojë Ilir Metën nga porsti i Kreut të Shtetit. 

Në rast se 7 anëtarët e Gjykatës më të lartë në vend vendosin për shkarkimin e tij për shkelje të rëndë, sipas nenit 91 të Kushtetutës, kompetencat e tij do t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla.

Parlamenti ka kohë 60 ditë për të nisur me procedurat me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Por ky afat përkon me skenarin e dytë, në të cilin socialistët kanë menduar në rast se Kushtetuesja vendos ta lë në detyrë Metën deri me 24 korrik, fundi i mandatit të tij 5-vjeçar.

Edhe në këtë rast PS dhe PD, në fillim të muajit prill, do të hyjnë në bisedime për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Parimisht socialistit kanë shprehur vullnetin që Ilir Metën duhet ta zëvendësojë një emër konsensual, por me dëshirën që postin e Presidentit ta ushtrojë një grua.

Por deri në prill, PD duhet të zgjidhë “luftën” e brendshme, ndërsa socialistët duhet të mos ndryshojnë mendje për konsensusin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment