Ministri maqedonas: Shqipëria ka të drejtë të kërkojë shkëputjen nga MV në rrugën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të pyesë qytetarët shqiptarë, nëse dëshirojnë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë të ndara procesin e anëtarësimit në BE.

Osmani ka thënë për mediat vendase se deklarata e Ramës nuk u përcoll sikurse ai u shpreh, ndërsa theksoi se Shqipëria ka të drejtë ta kërkojë. Ai shtoi se me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet.

“E kam dëgjuar fillimisht deklaratën dhe ai tha ‘do të pyesim qytetarët nëse mendojnë se nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare për 6 muaj, nëse Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia’, do të thotë konsultim me qytetarët për atë çështje, jo vendim që Shqipëria do të kërkojë të vazhdojë më vete.

Mendoj se me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, ndaj mendoj, nëse ky është një argument plus, të bindë qytetarët shqiptarë, qeverinë shqiptare, se qasja informale rajonale është në interes të të dy vendeve dhe rajonit, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë sepse procesi është i tillë, formalisht individual”, tha Osmani.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment