Nesër rinis mësimi në shkolla, nxënës dhe mësues nën masa antiCovid

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve rifillojnë nesër mësimin. Pas pushimeve të fundvitit, mësimi do të vijojë sërish nën rregullat dhe kufizimet e Covid-19.

Zbatimi i protokollit të masave antiCovid do të vazhdojë po njësoj për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Gjatë qëndrimit në klasa, si nxënësit ashtu edhe mësuesit duhet të jenë të pajisur me maskë dhe secili duhet të ruajë higjienën personale.

Mësuesit e kanë detyrë të deklarojë nëse familjarët apo rrethi shoqëror i ngushtë i nxënësit rezulton infektuar me Covid-19. Ndër të tjera, çdo mësues duhet të jetë i vaksinuar, fushatë kjo e cila u zhvillua pak para dhe në vazhdim të vitit shkollor.

Sa i përket nxënësve, nuk lejohet që ata të dalin nga institucioni dhe të rikthehen brenda. Hyrja e nxënësve nëpër klasa bëhet duke respektuar distancën prej 1.5 metrash.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment