Komanda amerikane e Forcës Operacionale Speciale ngre shtabin në Shqipëri

0
125

Komanda amerikane e Forcave Operacionale Speciale do të ngrejë shtabin e saj në Shqipëri. Deklarata është bërë nga Gjermania, ndërsa lajmi për Shqipërinë u dha nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një deklarate në Facebook, Rama u shpreh se ngritja e një shtabi të tillë në Shqipëri, do të ndikojë në nxitjen e forcimin e ndërveprimit mes vendeve aleate, si një vend anëtar i NATO-s dhe aleate e SHBA-ve.

Ndër të tjera, kryeministri falënderoi edhe ambasadoren Yuri Kim, për kontributin ee saj në lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi.

“Nga Gjermania doli deklarata e komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA-së e cila operon për Evropën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri, një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë sipas deklaratës ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë. Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO, i Shteteve të Bashkuara, gjë që e bën vendosjen e këtij shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm. Dua të falënderoj publikisht ambasadoren Yuri Kim për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim direkt”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here