I shitën si kriminelë brenda në selinë e PD, e vërteta e fotos së njerëzve me maska të postuar nga Floriana Garo

0
169

Sot Floriana Garo, mbështetësja e Sali Berishës publikoi një foto të njerëzve me maska, kapele duke pretenduar se kanë edhe armë, e që rrinë brenda selisë së PD. Garo pretendon se fotoja është bërë sot, por e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Sot këto njerëz që Berisha e mbështetësit e tij po i cilësojnë si “banditë, kriminelë, e vrasës”, janë demokratë të cilët kanë duruar gazin lotsjellës në protestat e thirrur nga opozita kundër qeverisë së Edi Ramës. Kjo foto është bërë 2 vjet më parë, në kohën kur demokratët protestonin tek parlamenti dhe është brë ditën që është arrestuar Seit Dollapi.

Është ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha që ia”përplas” të vërtetën në fytyrë Garon, që sqaron se këta të rinj që shihen duke u përqafuar nga zonja që pastron, sapo ishin kthyer nga protestat e mëdha që bëri opozita aso kohe.

” Kjo foto është bërë para dy vjetësh kur t’i zotrote bëje ski në Alpet e Zvicrës ndërsa demokratet protestonin tek parlamenti dhe pikërisht ditën që është arrestuar Seit Dollapi,dhe këta këtu sapo janë kthyer nga protesta para drejtorisë së Tiranës”, shkruan Hoxha në koment.

Ishte Garo ajo që publikoi foton, ku shkruante se në seli nuk futen dot deputetët demokratë, por njerëz me maska.

“Ja për kë qëndron e hapur Selia e PD! Ndërkohë demokratët e sakrificës e deputetët e tyre qëndrojnë jashtë…Kjo merr fund ne 8 Janar”, shkruante zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo.

Komenti i Florenc Hoxhës në postimin e Floriana Garos 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here