Protesta e Berishës, policia: Hetimet do të kryhen me rigorozitet dhe paanësi të plotë

Protesta e thirrur nga ish-lideri Sali Berisha ka përfunduar . Policia e Shtetit ka bërë me dije se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet jashtë dhe brenda selisë.

Gjithashtu bën me dije se do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, duke theksuar se hetimi do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore.

Nga ana tjetër paralajmëron se përgjegjësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi. Policia thotë se do të nxjerrë në vazhdim njoftime të reja lidhur me protestën e sotme. Uniformat blu kanë nisur shoqërimet .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment