Basha: Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD dhe për Shqipërinë

Pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij nga ana e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha, reagoi përmes një mesazhi publik.

“Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë. Do ta sjellim së bashku!’ shkruan Basha

Kryesia e PD bëri publike një ditë më parë listën me emrat e figurave të selisë blu që do përjashtohen përgjithmonë nga kjo forcë politike.

Në listën e figurave që përjashtohen përherë janë 9 emra dhe në krye të tyre është Sali Berisha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment