Shqipëria ndër vendet me kërkesa të larta për azil, sa e përfituan statusin e refugjatit në BE

Shqipëria renditet mes 10 vendeve kryesore që kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave nga Zyra Evropiane për Mbështetje të Azilit, vendin e parë e për muajin Tetor të vitit të kaluar e mban Afganistani me 11.300 aplikime, pastaj vjen Siria me 10.600, Iraku me 3.100, Turqia 2.600, Venezuela 2.500, Bangladeshi 2.400, Pakistani 2.300, Kolumbia 1.800, Gjeorgjia 1.700 dhe Shqipëria me 1.500 aplikime.

Pikun më të lartë të kërkesave për azil, Shqipëria e ka arritur në muajin Shtator me 2.500 të tilla, ku 1.800 janë aplikime për herë të parë, 326 janë riaplikime dhe pjesa tjetër janë aplikime për arsye të panjohura ose të padeklaruara, raporton Zyra Evropiane.

Sa i përket statusit të refugjatit, janë shumë pak shqiptarë që e kanë përfituar një të tillë. Tre muajt e fundit të vitit 2019, kanë shënuar një rritje të shqiptarëve që janë pajisur me status refugjati, ku në Tetor e kanë përfituar 45 shtetas, në Nëntor 59 dhe në Dhjetor 58 shqiptarë.

Shqipëria ndër vendet me kërkesa të larta për azil, sa

Po ashtu, përgjatë këtyre tre muajve ka pasur shumë çështje në pritje për refugjatët shqiptarë që në pjesën dërrmuese të tyre, rezultojnë se pjesa më e madhe janë në stok prej më shumë se 6 muajsh. Vetëm për muajin Nëntor të vitit 2019, rezultojnë 6.468 çështje të lëna pezul për më shumë se 6 muaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment