AKU bllokon linjën e prodhimit të kosit me ngarkesë të lartë mikrobike

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u konstatuan me vlerë mbi normën e lejuar të ngarkesës së përgjithshme mikrobike (NPM) enterobakter.

Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera.

AKU bën të ditur se, subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive, ndërsa është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë komfor legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

“Sigurojmë konsumatorët se AKU vijon inspektimin e subjektit edhe në produkte të tjera”, thuhet në njoftimin e AKU-së. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment