Fier/ 37-vjeçari i dehur bie nga kati i dytë i pallatit

0
234

Një 37-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i pallatit mbrëmjen e sotme, ndërsa është dërguar në spitalin e qytetit të Fierit. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”, ndërsa shtetasi A. M., mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘16 Prilli’, Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here