Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar në selinë blu, Basha: 8 janari, vija e kuqe ndarëse

0
195

Këshilli Kombëtar i PD-së ka nisur mbledhjen e njoftuar në selinë blu. Është zbardhur një pjesë e fjalimit të kryedemokatit Lulzim Bash drejtuar anëtarëve.

Basha ka deklaruar se dora e tij është e shtrirë për çdo demokrat dhe njëjtë do të duhet , sipas tij, të veprojnë edhe ata kundrejt bashkëpunimit. Ndër të tjera, Basha nuk i është shmangur as ish-kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se ka si qëllim të dëmtojë, mundësisht të shkatërrojë Partinë Demokratike.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët. Unë e kam dorën te shtrirë ndaj çdo demokrati qe do një PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Rames. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë. Pjesa dërrmuese prej jush ka qenë dëshmitar të akteve të dhunës së organizuar nga Sali Berisha në 8 janar. Ato akte, ajo sjellje, janë vije e kuqe ndarje e dhunuesve, organizatorëve të dhunës, e nxitësve të dhunës, me Partinë Demokratike. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falenderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund tu kene bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet per mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht per momentin nuk kan qenë të qartë. Dita ditës edhe këta demokratë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që e gjitha ajo që nisi dhe po vijon Sali Berisha ka vetëm një qëllim: Të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike. Sali Berisha do akoma që ta përdor PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë”, ka deklaruar Basha në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here